Kanë përfunduar ndeshja mes Ferizajt dhe Llapit që u luajt në kuadër të Superligës.

Ferizaj ka fituar tre pikë të mëdha ndaj skuadrës së Tahir Batatinës.

Rezultati përfundimtar i kësaj sfide ishte 2 me 1.

Golin e parë për ferizajasit e shënoi Nafiu në minutën e 11-të, pastaj Baftiu i Llapit barazoi rezultatin në minutën e 17-të.

Pak minuta para përfundimit të pjesës së parë ishte Iljeski, ai që i dha epërsinë skuadrës vendase, ku me këtë gol Ferizaji shënoi fitoren e 5-të radhazi në shtëpi.