Ferizaj i ka dhënë fund serisë pozitive të Prishtinës prej 7 fitoreve rradhazi, teksa i ka ndalur kryeqytetasit në fushën e saj në barazim pa gola.

Në njërën prej sfidave hapëse të javës së 16-të në Superligën e Kosovës, Ferizaj ka arritur befasinë e madhe duke i marrë pikë liderit Prishtinës, që vinte në këtë përballje pas 7 triumfeve rresht.

Në përgjithësi në Ferizaj u zhvillua ndeshje e barabartë ashtu sikur rezultati final i takimit.

Pas këtij barazimi Prishtina vazhdon të jetë në krye të tabelës me 37 pikë, por rrezikon ta humb lidershipin nëse Feronikeli e mposht të dielën Dritën në udhëtim. Në anën tjetër kjo pikë është shumë e vlefshme për Ferizajn që numëron 15 pikë në pozitën e 11-të.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Drenica ka mposhtur pastër 2-0 Trepcën ’89.

Golin e parë e realizoi Arsen Sykaj në minutën e 15-të, ndërsa 5 minuta nga pjesa e dytë Edon Pasoma e vulosi rezultatin e këtij ballafaqimi.

Drenica me këto 3 pikë lë prapa kundërshtarin e sotëm dhe ngjitet në pozitën e 7-të me 21 pikë, dy më pak kanë mitrovicasit një vend më poshtë.