Ferizaj është mjaftë aktiv në afatin kalimtar të janarit.

‘Ujqit’ kanë bërë një tjetër goditje, duke u përforcuar në repartin ofensivë.

Gazeta Olle mëson se transferimi më i ri është ai i Valmir Nafiut.

Nafiu i bashkohet Ferizajt si një transferim i madh pasi ka një karrierë të shkëlqyer.

Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka luajtur për Hamburgun, Shkëndijën, APOEL dhe në Kosovë ka bërë karrierë te Gjilani për gjashtë muaj.