Ferizaj – Ballkani| Kuotat e ndeshjes, forma e ekipeve dhe rezultatet e takimeve të ndërsjella

Java e tetë kampionale në Superligën e Kosovës në futboll përmbyllet ditën e sotme me vetëm një ndeshje në program.

Ferizaj është nikoqir i kampionit në fuqi, Ballkanit në ndeshjen që luhet në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj me fillim nga ora 15:00, shkruan Demokracia.com.

“Portokallezinjtë” nga Suhareka konsiderohen favorit për të të triumfuar në këtë duel. Kompania e basteve “1xbet” ka llogaritur kuotën për fitoren e Ballkanit me 1.53, barazimin, 3.94 teksa për triumfin e Ferizajt kuota është 5.55.

Sa i përket formës së ekipeve në pesë takimet e fundit, Ballkani ka dy fitore, një barazim dhe dy humbje, përfshirë këtu edhe ndeshjet në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Ferizaj gjithashtu nuk gëzon formë të mirë të rezultateve në pesë përballjet e fundit në Superligën e Kosovës në futboll.

Futbollistët e drejtuar nga trajneri Arbnor Morina kanë regjistruar vetëm një fitore, krahas tri barazimeve dhe një humbjeje.

Ferizaj dhe Ballkani janë ballafaqur gjashtë herë ndërmjet vete në histori.

Tri fitore ka Ferizaj, dy Ballkani dhe njëherë janë ndarë në paqe. Të gjitha sfidat e ndërsjella janë zhvilluar në Superligën e Kosovës në futboll./Demokracia.com/