Publikuar me 1 Nëntor 2018 ora 18:27

Ish futbollisti

Ferdinand i bën propozimin më romantik Kate Wright para tre fëmijëve të tij (FOTO)

Kate Wright dhe Rio Ferdinand kanë njoftuar se janë fejuar pas dy vitesh lidhje.

Ish-aktorja e serialit televiziv “Towie”, 27 vjeçare, pranoi një propozim romantik nga legjenda sportive, 39 vjeçari Rio Ferdinand.

Ky propozim romantik iu bë 27-vjeçares në majën e një prej ndërtesave më të larta në Abu Dhabi, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Foto: Rio Ferdinand/Instagram

Propozimi u bë edhe më romantik me prezencën e tre fëmijëve të futbollistit, kjo pasi familja tash e sa kohë po shijojnë pushimet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lajmin e bëri të ditur vet Kate përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram.

“Fundi i përsosur për pushimet tona … Si mundet që përgjigja të mos ishte po”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografive.

Kate ka publikuar tri fotografi të momentit magjik, ku ajo pranon propozimin nga i fejuari i saj, në prani të tre fëmijëve të tij: Lorenz, 12 vjeç, Tate, 10 vjeç, dhe Tia, shtatë vjeçe.

Imazhet mahnitëse u realizuan nga helikopteri, i cili edhe i ngjiti familjen në majë të ndërtesës.

Foto: Rio Ferdinand/Instagram

Ndërkohë, edhe vet Rio publikoi në Instagram disa fotografi nga momenti i propozimit për fejesë, ku në mbishkrimin e tyre konfirmonte se ka marrë një “po” nga e dashura e tij.

“Ajo tha po. Si këta tre fëmijë e mbajtën këtë sekret, unë kurrë nuk do ta dijë”, ishin fjalët e tij.

Rio filloi të takohet me Kate në fillim të vitit 2017, dy vjet pasi tragjikisht humbi gruan e tij Rebecca Ellison, 34 vjeç, pas një beteje të shkurtër me kancerin.

Lajme të tjera

Tjera në

Intervista

Profesori amerikan

Ben-Meir: Kosova të ketë kujdes nga agjenda islamike e Erdoganit

Të rejat

Autotech

Më Të Lexuarat