Fenerbahçe kërkon 20 milionë euro për Muriqin

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, mund të largohet nga Fenerbahçe në fund të këtij edicioni, por vetëm për 20 milionë euro dëmshpërblim.

Mediumet turke, kanë raportuar të hënën se Fenerbahçe tashmë ia ka caktuar çmimin Muriqit, i cili po kërkohet nga disa prej skuadrave të mëdha evropiane, transmeton Koha Ditore.

Forma e tij e mirë këtë edicion ka detyruar Fenerbahçen të kërkojë 20 milionë euro dëmshpërblim.

Muriqi para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Fenerbahçes nga Rizespori për 3.5 milionë euro. Ai deri më tash ka shënuar shtatë gola në 11 ndeshje kampionale dhe ka kontratë deri më 2023.

Muriqi prej vitit 2014 bën karrierë në Turqi, ku ka luajtur edhe te Giresunspori e Gençlerbirligi. Ai ka edhe tetë gola në 23 paraqitje me Kosovën.