Starletat

Femrat shqiptare që janë penduar që kanë bërë operacione plastike: Sa gabim… FOTO

Një nga temat më të diskutuara në rrjetet sociale është ajo për operacionet plastike. Shumë persona janë kundër, e shumë të tjerë janë pro.

Por kur bëhet fjalë se një personazh i njohur ka bërë ndërhyrje, ata sulmohen menjëherë.

Ka VIP-a që kanë pranuar se kanë kryer operacione plastike, e ka të tjerë që e kanë mohuar kategorikisht.

Por ka edhe nga ata personazhe që kanë bërë sikur edhe një ndryshim të vogël, e që tani janë penduar.

Nisur nga dy intervistat e fundit të Ana Kabashit dhe Marjona Metohut, “xing.al” vendosi të rikujtojë edhe vip-et e tjera që kanë deklaruar pendesë.

Fjolla Morina: “Më është bërë bajat, më mirë pa gjoks, kohët e fundit nuk po pëlqehet gjoksi i madh. Nuk e di se kur, por që do e zvogëloj shumë shpejt”
Vildane Zeneli:”I bëra prej qejfit buzët. Po palidhje shumë, i kam rënë pishman dhe tani dua t’i heq”
Almeda Abazi: “Kam operuar vetëm hundën, asgjë tjetër. Kam kryer edhe një ndërhyrje estetike në buzën e sipërme, gjë për të cilën jam penduar. Do të doja të mos e kisha bërë”
Albërie Hadërgjonaj: “Njeriu duhet të ketë shumë kujdes kur e prek fytyrën, Zoti nuk na i ka falur kot tiparet kur lindim. Unë e kam operuar hundën kur isha në Shqipëri dhe jam penduar sepse po të kisha hundën time do tregoja karakter. Tani e kam sistemuar pak në Amerikë por ja që e bëra”, ka thënë Albërie.
Çiljeta për hundën: “Nuk ka ndonjë ndryshim të madh, po hajd, mendtë e kokës thuaj”
Adelina Tahiri: “Kam ndërhyrë vetëm tek buzët megjithatë jam penduar”
Aurela Hoxha: “Qetësohuni njerëz të mireee nuk i kam bërë më buzët, përkundrazi, prej kohësh i kam hequr mbushjen dhe s’do ti bëj kurrë më”.
Ana Kabashi: “Unë hundën nuk e kam pasur asnjëherë kompleks deri vonë kur fillova të merresha me muzikë. Producentët filluan të më thoshin duhet ta bësh sepse muzika e kërkon edhe të bukurën e andej këndej edhe e bëra hundën operacion, por që tani të ishte, asnjëherë nuk do e kisha bërë. Në fakt atëhere kisha më shumë vetëbesim sesa tani”.
Marjona Metohu: “Jam penduar që bëra hundën. Më ka ndryshuar shumë. Ti do thuash, e bëre për të ndryshuar, por jo kaq shumë. Ndoshta është bërë pak më tepër nga sa e doja. Nuk doja të ndryshoja kaq shumë, doja që fytyra ime të kishte të njëjtën hije”
Jolanda Dhamo: “Ka qenë gabim, më mori edhe mua rryma. Para 6 vjetësh, unë mund të kem qenë e treta, e katërta, por e para që e kam thënë hapur. Kur vjen puna për ta deklaruar, askush nuk e pranon. Nga ai operacion unë nuk u bëra më e bukur, thjesht më kanë deformuar”