Harry Kane

Fëmijët e Harry Kane, përfshihen në një aksident rrugor

Pasditen e të hënës së kaluar, Harry Kane po udhëtonte për në Londër, së bashku me kolegët e tij të Bayernit, me synimin për ndeshjen e së nesërmes në Champions League kundër Arsenalit (në të cilën anglezi madje shënoi).

Ndeshja mori një ritëm shumë të lartë dhe cilësia e sulmuesve garantonte shumë emocione. ‘Topçinjtë’ patën përsëri makthe për Kane, por janë ende shumë të gjallë pas barazimit.

Megjithatë, u mësua se në të njëjtën kohë, tre nga katër fëmijët e sulmuesit anglez mbetën viktima të një aksidenti rrugor.

Sipas gazetës gjermane ‘Bild’, në aksident janë përfshirë tre automjete dhe kanë shkaktuar lëndime të lehta te tetë persona. Një grua 20-vjeçare u përpoq të hynte në një autostradë kur u përplas me një furgon (Mercedes Vito), ku ndodheshin tre fëmijët e Kane – 3, 5 dhe 7 vjeç. Më pas mjeti i së resë është përplasur me një makinë tjetër, çka ka bërë që rruga të mbyllet për dy orë.

Pavarësisht aksidentit, askush nuk u lëndua rëndë, por të gjithë të përfshirët u dërguan në spital për t’u trajtuar me lëndime të ndryshme.