Një nënë në Pejë kishte raportuar në Polici se ishte rrëmbyer fëmija i saj.
Në lidhje me këtë rast, pas një pune hetimore me datën 19.03.2019, është identifikuar i dyshuari i cili është baba i fëmijës, njofton PK-ja.Sipas të dyshuarit fëmija ka qenë i sëmurë dhe të njëjtin e kishte marrë për ta dërguar te mjeku dhe të qëndrojë tek ai disa ditë.
“Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa në prezencë të punëtorit të QPS-së fëmija i është kthyer ankueses nënës së tij në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.







