E konfirmon Martinez

Fellaini i gatshëm për ndeshjen me Chelsean

Mourane Fellaini pritet të jetë i gatshëm për sfidën e së shtunës që Manchester United e zhvillon ndaj Chelseat, edhe pse Belgjika mbrëmë ishte pa mesfushorin me origjinë marokene në takimin miqësor ndaj Holandës.

Përzgjedhësi i Belgjikës, Roberto Martinez e ka konfirmuar se Fellaini është i gatshëm për lojë, përkundër që nuk u përdorë në barazimin e mbrëmshëm 1-1 me kombëtaren portokalli.

“Fellaini është mirë, vetëm se nuk ishte 100% në formë gjatë pauzës së kombëtareve. Ai ka një ndeshje të rëndësishme në fundjavë dhe ky nuk ishte momenti për ta futur në lojë. Ne presim që Fellaini të arrijë formën më të mirë në ditët në vazhdim”, deklaroi Martinez.

Fellaini ka zhvilluar 8 paraqitje këtë sezon me Manchester United në Premier League, prej të cilave 4 si startues.