Edhe një ngjarje interesante ka ndodhur në Australian Open, që është duke u zhvilluar në Melbourne të Australisë.

Në të vërtetë, fituesit të 20 turneve Grand Slam, 37-vjeçarit Roger Federer, i është ndaluar të hyjë në terren ku do t’i kryente stërvitjet.

Atë e ka ndalur pjesëtari i sigurimit, i cili ia ka kërkuar Federerit kartelën e identifikimit.

Federer priti për disa sekonda stafin e tij që kishte bexhin me vete dhe më pas e lejuan që të hyjë në terren ku do t’i kryente stërvitjet.

https://twitter.com/espn/status/1086525264992104448?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1086525264992104448&ref_url=https%3A%2F%2Finsporti.com%2Fndal-ku-e-ke-kartelen-e-identifikimit-video%2F