Turneu Masters i Romës humbet pa mbretin e tij.

Roger Federer u tërhoq në çerekfinale nga turneu me dhe të kuq që po zhvillohet në kryeqytetin italian për shkak të një problemi muskular në këmbën e djathtë.

Tërheqja e Federer nga turneu i Romës i hapi rrugën kalimit në gjysmëfinale të grekut të talentuar Tsitsipas pa luajtur fare.

Në gjysmëfinale u kualifikua edhe Rafael Nadal që mposhti në 2 sete, spanjollin Fernando Verdasco me shifrat 6-4 6-0. Në raundin tjetër kaloi edhe Diego Schëartzman, argjentinasi mposhti po në 2 sete japonezin Kei Nishikori.