37 vjeçari

Federer e fiton derbin ndaj Nadalit, kalon në finale të Wimbledon

Roger Federer është kualifikuar për në finale të Wimbledon.

Zvicerani që konsiderohet edhe një nga lojtarët më të mirë në histori të tenisit, ka arritur në gjysmëfinale të mposht rivalin e tij të madh, Rafael Nadal.

Federer sfidën gjysmëfinale e fitojë 3:1 në sete (6-7, 6-1, 3-6, 4-6).

37 vjeçari bëhet garuesi i parë që kualifikohet për të 12-tën herë në finale të Wimbledon.

Kujtojmë se Federer është shpallur tetë herë kampion në Wimbledon, ndërsa tri herë është mundur në finale.
Finalja e këtij edicioni luhet ditën e diel, me Federer që synon të mposht Novak Gjokoviqin.