Itali

Federata italiane padit Mancinit, kërkon dëmshpërblim nga ai

Lufta shpërthen mes njeriut të parë të Federatës Italiane të Futbollit dhe ish-trajnerit.

Roberto Mancini u solli italianëve trofeun e fundit madhor, kur me gjithë pritshmëritë fituan titullin kampion evropian. Megjithatë, gjithçka pas kësaj ishte një fiasko e plotë. Për t’i bërë gjërat më keq, me një ton të tillë, Maccini ndau rrugët me Aleancën atje dhe pasojat e kësaj do të ndihen ende.

Njeriu i parë i Federatës së Futbollit të Italisë – Gabriele Gravina, ka paralajmëruar mundësinë e ngritjes së padisë kundër trajnerit me përvojë. Ende nuk dihet arsyeja, por është e sigurt se në mbledhjen e Këshillit Federal të së enjtes, drejtuesit kanë diskutuar pikërisht për këtë, transmeton Ballkani.info.

“Federata ka ngarkuar një profesionist për të dhënë një opinion ligjor dhe teknik për të kuptuar nëse mund të marrim dëmshpërblim monetar. Këshilli do të diskutojë së shpejti hapat e mëtejshëm”, thotë njeriu i parë i futbollit italian.

Në gusht, Mancini pranoi një ofertë të pasur nga Arabia Saudite kur u bë trajner i kombëtares atje. Për atë punë italiani do të marrë 27 milionë euro. Siç dëgjohet, ofertën nga Lindja e Mesme e ka marrë vetëm pas ndarjes me italianët dhe, dyshohet se ka pasur një konflikt mes asit të famshëm dhe njeriut të parë të federatës, Gravinës.

Mediat italiane raportojnë se shkaku kryesor i padisë së paralajmëruar është një konflikt personal. Kujtojmë se Italia tash udhëhiqet nga Luciano Spalletti dhe synimi kryesor është kualifikimi në Evropianin e Gjermanisë vitin e ardhshëm, ku do të mbrojnë titullin e fituar në vitin 2021.