Federata e Minigolfit shënon aktivitetin e parë për këtë vit, paraqitet me sukses në Çeki

Federata e Minigolfit e Kosovës ka shënuar aktivitetin e parë zyrtar për vitin 2020 duke u paraqitur zyrtarisht në garën e Lytomisl Open 2020 në Republikën e Çekisë me dyshën e lojëtarëve unik Leo Keka dhe Agim Keka të cilët njëherazi janë babë e bir.

Sipas njoftimit të Federatës së Minigolfit të Kosovës, golfistët kosovarë kanë pasur paraqitje të mirë, sidomos duke pasur parasysh rrethanat e pandemisë.

Federata e Minigolfit synon t’i arrij së paku 15 aktivitete edhe për vitin 2020 duke filluar së shpejti me garat kombëtare, por edhe duke marrë pjesë në garat e ardhshme në Çeki, si dhe në Shqipëri.

FMGK e ka falemnderuar Ministrisë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për përkrahje.

Kjo Federatë ka shumë kohë që zhvillon aktivitete të shumta si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës, duke e promovuar në mënyrë të shkëlqyeshme vendin tonë. /Ballkani.info/