Federata e Malit të Zi ua ndanë 5 milionë euro klubeve të saj

Klubet e futbollit të Malit të Zi kanë përfituar pesë milionë euro ndihmë financiare nga Federata Malazeze e Futbollit. Ato do i shpërndahen klubeve dhe shoqatave të klubeve.

Federata e Futbollit të Malit të Zi ka ndarë 5 milionë euro për klubet e futbollit në këtë shtet për dy edicionet e radhës.

Sipas një komunikatenë faqen FFMZ,një ekip që konkurron në Ligën e Parë do të përfitojë 96 mijë euro në sezon, ndërsa ato që konkurrojnë në Ligën e Dytë do të përfitojnë 60 mijë euro.

10 mijë euro për çdo klub femrash dhe 25 mijë euro për çdo shoqatë të klubit, ndërkohë që ndihma shtrihet deri tek ekipet e të rinjve dhe ato të futsallit.