Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK) ka publikuar kriteret dhe detyrat që duhet t’i përmbushë selektori i ri për seniorë.

Federata e Boksit të enjten ka hapur konkurs, ndërsa do të jetë i hapur dhjetë ditë. FBOX-ja është i hapur edhe për trajnerë të huaj.

“Federata e Boksit e Kosovës pas gjashtë muajve të ushtruesit të detyrës të selektorit Musli Zymberi, shpall konkurs për selektor të boksierëve seniorë (të rritur 19 deri 40-vjeçar)”, shkruan në njoftimin e FBOXK-së.

Sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, thotë se me statut e kanë për obligim të zgjedhin selektorin nëpërmjet konkursit.