Kosova

Federata armene zbulon agjendën e Kosovës që do ta ketë para ndeshjes miqësore në Armeni

Ndeshja miqësore ndërkombëtare ndërmjet Armenisë dhe Kosovës do të zhvillohet më 22 mars në orën 17.00, derisa federata armene ka zbuuar agjendën e dardanëve në këtë shtet.

“Më 21 mars në ora 17:30 (sipas orës armene) në sallën e konferencave për shtyp të Stadiumit Republikan ‘Vazgen Sargsyan do të mbahet konferenca për shtyp para ndeshjes e selektorit të Kombëtares së Kosovës, Franco Foda dhe njërit prej lojtarëve.

Stërvitja e Kombëtares së Kosovës do të zhvillohet më 21 mars në ora 18:00 (sipas armene) në stadiumin Republikan ‘Vazgen Sargsyan’”, njofton federata e futbollit armen. /Ballkani.info