Federata Angleze e Futbollit (FA) thuhet se ka marrë një vendim për të ardhmen e Gareth Southgate përpara finales së Euro 2024 të kësaj fundjave.
Të dielën mbrëma, Southgate do t’i udhëheqë Tre Luanët në finalet e Euro 2024, ndërsa ata do të përballen me Spanjën në Olympiastadion në Berlin.
Përpara turneut, Southgate pranoi se Euro 2024 mund të ishte shansi i tij i fundit për të fituar një trofe si trajner i Anglisë.
Tani, përpara finales kundër Spanjës, është pretenduar se FA ka marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e Southgate.
Sipas mediumit kredibil The Telegraph, FA dëshiron që Southgate të mbetet si trajner i Anglisë pavarësisht nëse ata fitojnë apo humbin finalen të dielën. /Ballkani.info







