FC Prishtina rikthehet në Kosovë, i largohet një lojtar

Ekspedita e Prishtinës dje mbrëmë është rikthyer në kryeqendër pas 14 ditëve të fazës përgatitore në Turqi.

Kryetrajneri, Zekirja Ramadani i ka dhënë ekipit pushim dyditor, ndërsa i rikthehet seancave stërvitore të enjten.

Gëzon fakti që gjatë qëndrimit në Antalya nuk ka futbollistë të lënduar dhe skuadra po gëzon formë optimale fizike.

Ndërsa sa i përket afatit kalimtar, në ditën e fundit të këtij afati, më 31 janar, sulmuesi Dhurim Zhuri është huazuar në Besë të Pejës.