Skuadra e Prishtinës ka humbur sërish në ndeshjen e sotme miqësore ndaj Gaziantep.

Ekipi turk ka fituar ndaj FC Prishtinës me rezultatin minimal, 1-0.

Alexandru Maxim realizoi golin e vetëm në takimin e sotëm miqësor të luajtur në Turqi.

Kujtojmë se Prishtina para disa ditëve humbi edhe ndaj Genclerit.