FC Prishtina ka publikuar një video të rasteve diskutabile në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ndaj Dritës.

Kryeqytasit publikuan videon dhe një shkrim së bashku me të, duke e lavdëruar referimin e gjyqtarit Genc Nuza.

Ata thanë se duan që edhe situatat e tyre të shikohen dhe të gjykohen saktë.

“Pas përfundimit të ndeshjes, analizimit me hollësi të materialit filmik dhe bashkëbisedimit me futbollistët tonë, akterë të rasteve diskutabile, kemi ardhur me të drejt në përfundim që rastet e apostrofuara kanë qenë milimetrisht saktë të gjykuara. Krejt çfarë duam ne si klub, edhe situatat tona të shikohen me llupë dhe me këso gjykime të sakta milimetrike. Duam tretman të njëjtë, duam ndarje të drejtësisë me kritere të njëjta sikurse ndaj nesh!”, thuhej në njoftim.

Ndeshja e parë mes Prishtinës dhe Dritës përfundoi pa gola, kurse ajo e kthimit zhvillohet më 17 prill në Gjilan.