FC Prishtina e dënon dhe distancohet nga incidenti ndërmjet tifozerive, thonë se “Plisat” dëshmuan dashurinë për klubin

FC Prishtina ka reaguar për herë të parë pas incidentit të mbrëmshëm para derbit të javës kundër Ballkanit kur dy tifozeritë u përplasën brenda stadiumit.

Klubi më i trofeshëm i futbollit në vend është distancuar dhe ka dënuar fuqishëm veprimin e personave të përfshirë në përleshje, shkruan Demokracia.com.

Prishtina nëpërmjet faqes zyrtare ka falënderuar tifozët e tyre, duke shkruar se ata dëshmuan dashurinë për klubin.

Njoftimi i plotë i FC Prishtinës:

𝑭𝑨𝑳𝑬𝑴𝑰𝑵𝑫𝑬𝑹𝑰𝑻 “𝑷𝑳𝑰𝑺𝑨”, 𝑭𝑨𝑳𝑬𝑴𝑰𝑵𝑫𝑬𝑹𝑰𝑻 𝑷𝑹𝑰𝑺𝑯𝑻𝑰𝑵𝑬̈!🤍💙

FC Prishtina e zhvilloi të dielën ndeshjen e parë për edicionin 2022/23 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Organizimi dhe entuziazmi për ndeshjen ndaj Ballkanit ishte i madh nga tifozët tonë “Plisat” dhe qytetarët e Prishtinës, të cilët edhe një herë e dëshmuan dashurinë e tyre për klubin më të madh në vend duke u tubuar masovikisht në stadium, ku biletat ishin shitur shumë orë para ndeshjes.

Përkundër shiut të rrëmbyeshëm që nuk pushoi para, gjatë dhe pas ndeshjes, tifozët nuk u ndalën së përkrahuri ekipin e zemrës nga tribunat gjatë gjithë ndeshjes për çka klubi i falënderon duke shpresuar e besuar se rezultatet pozitive nuk do të mungojnë gjatë kampionatit.

Gjithashtu, FC Prishtina i falënderon me përulje edhe legjendat e klubit, futbollistët e gjeneratës së artë dhe ata që kanë kontribuuar në vitet e pasluftës e që gjetën kohë të vijnë në stadium për t’i dhënë zemër skuadrës nga afër.

FC Prishtina i dënon fuqishëm ata që shkaktuan përleshje mes tifozervie para fillimit të ndeshjes duke u distancuar nga personat e pandërgjegjshëm e të cilët vetëm futbollit dhe klubeve tona nuk ia duan të mirën.

Mirupafshim në sfidat e radhës, “’lufta jonë, jo kurrë nuk ndalet…”./Demokracia.com/