FC Prishtina bën homazhe në Prekaz, para takimit me Drenicën

Futbollistët, trajnerët dhe stafi tjetër kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz, para duelit me Drenicën.

Drenica dhe Prishtina do të përballen sot nga ora 15:00 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj në kuadër të xhiros së tetë kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.

“Bardhekaltrit” para udhëtimit në stadium, janë ndalur për homazhe në Prekaz, në kompleksin memorial “Adem Jashari”, shkruan Demokracia.com.

Faqja zyrtare e FC Prishtinës ka ndarë pamjet e homazheve që kanë bërë, Ismet Munishi me ekipin dhe ndihmësit e tij.

Ismet Munishi, trajneri i Prishtinës në shumë deklarata ka theksuar se saherë që udhëton në Skenderaj me ekipet që ai drejtoi, do të ndalet në Prekaz për homazhe./Demokracia.com/