FC Malisheva: Genc Nuza ishe vulgar dhe amator

Klubi i futbollit Malisheva ka lëshuar një reagim të gjatë të dielën.

Në reagimin e lëshuar nga Malisheva akuzohet gjyqtari Genc Nuza që drejtori ndeshjen në mes të Malishevës dhe Gjilanit (1:1) që u zhvillua të shtunën, në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll. Në reagim, Malisheva e quan Nuzën “vulgar dhe amator”.

Por, sipas Malishevës, ndeshja ku Nuza ua ka bërë padrejtësi nuk ishte e vetmja ajo ndaj Gjilanit. Sipas tyre anë u ka mbajtur Llapit në ndeshjen e xhiros së katërt të cilën Malisheva e fitoi në “Fadil Vokrri” 3:0. Madje, në ragim e ka postuar edhe ndeshjen që e kanë zhvilluar ndaj Llapit.

“Genc Nuza nuk tregoi paanshmëri në lojë. Genc Nuza nuk respektoi kodin etik. Genc Nuza nuk ishte prefosional. Genc Nuza ishe i anshëm, ishte vulgar dhe amator. Para se të fillonte ndeshja, gjuha që përdori Genc Nuza me trajnerin e Gjilanit Z. Munishi ishte degraduese. E pështirë. Ishte një gjuhë që të neveriste dhe nuk i kishte hije aspak një zyrtari sportiv. Ishte një gjuhë në pikën më të ulët të degradimit, moralit e të komunikimit njerëzor. Një gjuhë të tillë rrugaçërie, ai përdori edhe ndaj lojtarëve tanë gjatë ndeshjes, por jo edhe ndaj lojtarëve të Gjilanit. Madje kur një lojtar i Gjilanit i lutet që të mos e ndëshkoj me karton të verdhë sepse tashmë i kishte tre, dhe i katërti do ta paralizonte për ndeshjen e radhës, ai dakordohet me të, mirëpo nuk i kursen lojtarët tanë me kartonë të verdhë shkak e pa shkak”, thuhet ndër të tjera në reagimin e postuar të dielën në Facebook.