FC Liqeni , fituese e Kupës së Kosovës në futsall, mposht Liburnin

Skuadra e futsallit FC Liqeni, ka arritur ta fitoj kupën e Kosovës në futsall, pasi në finale mposhti FC Liburnin me rezultat 5:3 e cila u zhvillua në Pallatin e Rinisë në kryeqytet.

Rrugëtimi i ekipit nga Drenasi nuk ishte i lehtë pasi është përballur me skuadra nga Superliga. FC Malisheva, FC Peja dhe Mabetex Prishtina ishin kundërshtarët të cilët i mposhtën për të arritur në finale njofton Klan Kosova

Do theksuar faktin se ky është viti i parë në Superligë për FC Liqenin, andaj dhe ky trofe ka veçanti të madhe për klubin që u themelua në vitin 2019 .