FC Ferizaj merr dritën e gjelbër për licencim nga MKRS-ja

Në një takim të zhvilluar ditën e sotme, mes presidentit të FC Ferizajt, Lulzim Abazi, bashkë me përfaqësues tjerë të klubeve të Superligës, u dha drita e gjelbër për licencimin.

“Presidenti Abazi e zhvilloi një takim kokë më kokë me ministrin Hajrulla Çeku, i cili i priti në takim dhe u interesua që të gjendet zgjidhja për tejkalimin e problemit që është krijuar tash e sa muaj.

Me këtë rast, presidenti Abazi është shprehur se gjërat po kthehen në normalitet dhe ditët e mira po vijnë. Ai i bën thirrje gjithë sponsorëve të klubit se s’ka asnjë arsye për shqetësim dhe panik.

FC Ferizaj do vazhdoj të rrugëtoj kokën lartë me sponsorët, të cilët janë promotor i ecurisë së klubit”, thuhet në njoftimin e FC Ferizajt.