FBK-ja arrin marrëveshje me dy partnerët medial për transmetimin e ndeshjeve

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), ka njoftuar të hënën se ndeshjet e basketbollit kosovar do të transmetohen në dy platformat televizive “Kujtesa” dhe “ArtMotion” për katër sezone.

Në njoftimin e lëshuar të premten në faqen e saj zyrtare, FBK-ja ka bërë të ditur se marrëveshja është mes të gjitha palëve për transmetimin e ndeshjeve.

“Sot Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka arritur marrëveshje me dy partnerët mediatik ArtMotion dhe Kujtesa për transmetimin e të gjitha ndeshjeve dhe garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës në këto dy platforma të mëdha të Kosovës”, ka shkruar FBK-ja. “Nga nesër e deri në fund të stinorit 2023-24 basketbolli i Kosovës do të transmetohet drejtpërdrejt në shumicën dërmuese të televizioneve kosovare që janë klientë të dy partnerëve mediatikë të federatës nga sot e tutje”.

Pikërisht për shkak të pranisë së dy platformave televizive “Kujtesa” dhe “ArtMotion” që ishin të pranishme në Prizren dhe Pejë nuk u zhvilluan të enjten dy ndeshjet e fundit të xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në basketboll duke u shtyrë për një afat të pacaktuar. Kjo mosmarrëveshje bëri që edhe klubet të reagojnë.

FBK-ja gjatë ditës së enjte nuk doli me asnjë njoftim, kurse një ditë më vonë, njoftoi për arritjen e marrëveshjeve me të dyja platformat.

Në fillim të këtij viti, FBK-ja kishte shkëputur marrëveshjen e arritur me “Artmotion” vitin e kaluar për të arritur marrëveshje të re me “Kujtesën”.