FAZ

“FAZ”: Serbia pengon Kosovën t’i përmbushë kushtet – Perëndimi s’duhet të kurthohet në mashtrimin serb

Në një artikull të prestigjozes gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” mbi votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në favor të Kosovës, sugjerohet që perëndimi të mos bjerë në kurthin e Serbisë, duke qenë se shteti serb dëshiron t’i vendosen parakushte anëtarësimit të Kosovës dhe njëkohësisht dëshiron ta pamundësojë përmbushjen e tyre.

“Mashtrimi i fundit në Beograd në fakt është mjaft i lehtë për t’u kuptuar: Serbia po përpiqet të marrë shumicën për qëndrimin se Prishtina duhet së pari të pajtohet me formimin e një asociacioni të komuniteteve serbe përpara se të pranohet në Këshillin e Evropës. Megjithatë, në të njëjtën kohë, në mënyrë sistematike po e bllokon formimin e këtij asociacioni”.

Në artikullin e gazetarit të njohur gjerman, Michael Martens, gjithashtu përmendet fakti se raportuesja greke, Dora Bakoyannis, ndonëse vjen nga një shtet që nuk e njeh Kosovën, spikati qëllimin e Serbisë dhe foli haptazi kundër këtij kryqëzimi, duke e shtyrë përpara aplikimin e Kosovës, por pa e vënë parakusht Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Megjithatë rekomandimi i parlamentarëve është i qartë. Qeveria në Prishtinë ka dëshmuar se mund dhe dëshiron të përmbushë kushtet që vijnë me anëtarësimin në klubin më të vjetër të demokracive në Evropë. Ky vullnet u nderua nga Këshilli i Evropës”, shkroi Martens, derisa shtoi se perëndimi s’duhet të besojë se “çelësi i stabilitetit” në rajon është Serbia.

“Në disa kryeqytete perëndimore, kjo duket se bazohet në një keqkuptim të moçëm që ka shkaktuar telashe në të kaluarën: pikëpamja se Serbia – shteti relativisht më i madh nga shtetet e vogla të Ballkanit Perëndimor – është faktori vendimtar për stabilitet në rajon dhe që duhet qetësuar me çdo kusht”, nënvizoi ndër të tjera gazetar gjerman që mbulon rajonin.

Kosova u mbështet nga shumica dërrmuese e deputetëve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të kaluar fazën e parafundit drejt anëtarësimit në këtë organizatë të rëndësishme evropiane. Në favor të Kosovës ishin plot 131 parlamentarë evropianë, kundër 29 dhe 11 abstenuan.

VIDEO BONUS: