Favoritët s’lejojnë befasi në “Champions” (Rezultatet e plota)

Favoritët e grupeve A, B dhe D nuk kanë lejuar befasi në ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Në Grupin A, PSG mposhti thellë Galatasarayn 5 me 0 e Reali fitoi 3 me 1 si mysafir i Brugget. PSG-ja e Reali tashmë kishin siguruar kualifikimin, me Bruggen që do të vazhdojë në Ligën e Evropës e Galata që eliminohet.

Në Grupin B, Bayerni mposhti 3 me 1 Tottenhamin, ndërsa Olympiacosi fitoi 1 me 0 ndaj Crvena Zvezdës. Favoritët Bayerni e Tottenhami tashmë janë kualifikuar, ndërsa ekipi grek shkon në Ligën e Evropës.

Te Grupi D, Atletico s’lejoi befasi duke mposhtur Lokomotivën e Moskës 2 me 0 për t’iu bashkuar Juventusit nga ky grup që kalon në 16 më të mirat e “Championsit”. Juventusi fitoi po ashtu 2 me 0 ndaj Bayer Leverkusenit që do të vazhdojë garën në Ligën e Evropës.