Fauci jep dy lajme të mira në lidhje me situatën me COVID-19

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara për Alergji dhe Sëmundje Infektive, Anthony Fauci në CNN ka ndarë dy lajmet më të mira që ka parë në javët e fundit, të cilat duhet t’i japin shpresë njerëzimit.

Fauci theksoi se ka lajme të mira në dy fusha. “Kam lajme të mira në fushën e shëndetit publik. Ne e shohim që kur kemi shtete, qytete, qarqe dhe zona që u përmbahen rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore për të cilat po flas me ju sot, ata i kthejnë mbingarkesat dhe në të vërtetë zbehin çdo rritje. Kjo më thotë mua se ne mund ta bëjmë atë. Ne kemi vërtetuar që ju mund ta kontrolloni shpërthimin”, pohoi Fauci.

Ai vazhdoi duke thënë se zhvillimi i vaksinave është një tjetër lajm i mirë.

“Tani kemi tre vaksina në provën e fazës së tretë, ne jemi në rrugën e duhur, gjërat duken sikur po shkojnë me të vërtetë në drejtimin e duhur”, thotë Fauci, ndërsa shtoi se ekzistojnë pak gjasa që vaksinën ta kemi deri në fund të muajit tetor.

Ndryshe, Fauci dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump kanë pasur mosmarrëveshje rreth një vaksine kundër COVID-19.