Fatos Beqiraj shënon gol, Mali i Zi po udhëheq 2:0

Sulmuesi kosovar, Fatos Beqiraj, vazhdon me paraqitje te Mali i Zi. Ai të premten mbrëma realizoi gol për Malin e Zi që pas pjesës së parë po udhëheq 2:0 ndaj Gjibraltarit.

Ndeshja në Gjibraltar i takon grupit G të eliminatoreve për Botëror.

Beqiraj ka startuar te Mali i Zi dhe është kapiten.

Kurse golin e ka shënuar në minutën e 44-t nga pika e bardhë.

Beqiraj ka tani 13 gola për Malin e Zi. Po e luan ndeshje e 81-të për Malin e Zi. Është lojtari me dukshëm më së shumti ndeshje me Malin e Zi.