Fatmir Limaj apelon: Ta ruajmë distancën me Tiranën, të mos ndërhyjmë në politikat e brendshme

Zëvendëskryeministri kosovar Fatmir Limaj ka thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet të ruajnë marrëdhënien e mirë miqësore pa ndërhyrë në politikat e brendshme.

“Kosova dhe Shqipëria kanë pasë një traditë ku është mbajtur një distancë në ndërhyrje të politikave të brendshme”.

“Kemi miq nga të gjitha grupet politike, nga pozita dhe opozita, gjithmonë ka qenë rregull që duhet të punohet me institucionet e vendit”.

“Ajo që unë kërkoj nga miqtë e mi në Tiranë është që ta ruajmë këtë distancë sepse as nuk i ndihmojnë miqtë në Tiranë dhe as ata nuk mund të na ndihmojnë nëse ndërhyjmë në politikat e brendshme”.

Limaj në Zona B të Klan Kosovës ka bërë apel që të ruhet kjo traditë.

“Roli ndihmues i Tiranës është i padiskutueshëm. Këshillat, bashkëbisedimet dhe ndihma nuk duhet të ndalet – po të ndodhte ndryshe do të isha i shqetësuar”.

“Edhe ne këtu në raport me Tiranë duhet të jemi të kujdesshëm në respektimin e miqësive tona”.

“Apeli im është ta ruajmë traditën e mirë dhe miqësinë tonë si dhe t’i kthehemi temës kryesore bashkëpunimit tonë Kosovë-Shqipëri që ka qindra tema që nuk janë bërë”.