Deri në 2021
Fatih Terim rinovon kontratën me Galatasarayn
Fatih Terim do të mbetet gjatë te Galatasarayi.
Trajneri i famshëm dhe më i rëndësishëm në historinë e futbollit turk, i cili drejton për herë të katërt Galatasarayn, ka zgjatur kontratën me kampionët në fuqi deri në vitin 2021, por me të drejtë rinovimi edhe për 3 sezone të tjera.
Për të shprehur edhe besimin e klubit ndaj Terimit, drejtuesit i dhanë të firmoste kontratën në të bardhë, që konfirmon raportet e shkëlqyera mes palëve, por kjo ishte edhe ajo që dëshironin tifozët për trajnerin e tyre të dashur.