Fat në fatkeqësi, qytetarit në Kamenicë i bie në kokë një grumbull bore derisa po ecte rrugës

Fadil Rama, një qytetar nga Kamenica sot u përball me një befasi jo fort të këndshme.

Atij i ra mbi kokë një sasi e madhe e borës nga një kulm në rrugën që po përshkonte krah një shoku.

Këtë ndodhi ai e ka quajtur “pak fat në fatkeqësi” meqë nuk i ka lënë ndonjë lëndim.

Fadil Rama ishte personi që mori vëmendje edhe nga mediat ndërkombëtare me bujarinë e tij ndaj një të moshuare serbe të vetmuar, së cilës i doli në ndihmë në fshatin e saj, Vaganesh.