Sot duhej të fillonte regjistrimi i votuesve jashtë vendit, por duket se ka probleme me faqen ku do të kryhej ky proces.
“Do të hapet së shpejti”, është një pjesë e shkrimit që shfaqet kur hapet kjo faqe.
Në lidhje me këtë ka reaguar ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami, i cili e quajti si tentim për “t’i futur duart në vota”.
“Paramendo, sot ka pasë me fillu procesi i regjistrimit të votuesve jashtë vendit. Dhe, deri në këto çaste, faqja që mundëson fillimin e procedurave të regjistrimit, është jashtë funksionit”.








