Fantastike! Pacientët këndojnë këngën e Liverpool, përlotet Klopp

Koronavirusi nuk po ndalet dhe akoma nuk e dimë se kur do të marrë fund i gjithë ky tmerr.

Mijëra njerëz po vdesin, e të tjerë po përjetojnë një dhimbje të madhe. Çdo vend është prekur dhe po lufton me këtë virus të çmendur.

Jurgen Klop vlerëson shumë punën e mjekëve, të cilët janë në rresht të parë në këtë betejë botërore. Trajneri i Liverpool i falënderon ata nëpërmjet një komenti për sajtin e klubit dhe zbulon momentin ku nuk i mbajti dot lotët.

“Më dërguan një video të disa mjekëve në spital. Po kryenin terapi intensive me të sëmurët dhe këndonin “You will never walk alone”. Nisa të qaja, ishte diçka e jashtëzakonshme. Është e pamundur të mos i admirosh ata njerëz. Jo vetëm që po punojnë, por kanë edhe një shpirt të madh. Janë mësuar të ndihmojnë të tjerët dhe e vendosin veten në rrezik për të ndihmuar të sëmurët”, deklaron trajneri gjerman i “The Reds”.