Lajmi i fundit

Fantastike, Laura Fazliu fiton medaljen e artë në Budapest

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka fituar medaljen e artë në Masters në Budapest të Hungarisë.

Fazliu në kategorinë -63 kilogram mposhti me IPPON kundërshtaren, Miku Takaichi nga Japonia në finale.

Laura Fazliu e kishte nisur garën duke mposhtur xhudisten rumune, Florentina Ivanescu, pastaj izraeliten Karem Primo dhe çeken Renata Zachova. Në zonën e finaleve, xhudistja “Dardane” mposhti dy garueset nga Japonia. Fillimisht Megumi Horikawa dhe më pas në finale Miku Takaichi.

Kjo ishte medalja e parë e artë e Kosovës në këtë turne që po mbahet në Budapest.

Kujtojmë që dje gjatë ditës, Distrie Krasniqi arriti të fitoj medaljen e argjendtë.