Youth League apo Liga e të Rinjve ka filluar si është më së miri për skuadrën e 2 Korrikut.

Sonte në tempullin Fadil Vokrri, skuadra U19 e 2Korrikut arriti fitore të jashtëzakonshme ndaj Dublin U19.

Ndeshja përfundoi 2-1 në të mirë të skuadrës kosovare, me ndeshjen e kthimit që zhvillohet pas një jave.

Lis Berisha ishte më meritori për këtë fitore, duke realizuar dy golat e skuadrës tonë.