Fansa të shumtë e presin Kombëtaren e Anglisë para hotelit FOTO

Një numër i konsiderueshëm i tifozëve janë mbledhur para hotelit ku do të jetë e vendosur Kombëtarja e Anglisë.

Anglia pas pak çastesh pritet të mbërrijë në Kosovë, e më pas do të vendoset në Hotelin “Emerald”, ku edhe do të akomodohen gjatës natës së sotme.

Kujtojmë që në oborrin e hotelit ka një siguri të madhe, krejt kjo ka qenë kërkesë e Federatës Angleze të futbollit.  Pak momente pas arritjes, Anglia pritet të mbajë edhe konferencën për media.Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00, raporton KosovaPress.