Familjari tentoi të fuste telefonin përmes reshovit elektrik në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Në dhomën e vizitave, oficerët korrektues gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht në një reshov elektrik, kanë arritur ta parandalojnë futjen e një telefoni mobil, i cili është tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar.

“Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar telefonin, ndërsa i dënuari i dyshuar se telefoni i kapur ka qenë i dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa familjari i dyshuar, sipas procedurës për rastin është njoftuar policia”, thuhet në njoftim.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës çdo here është i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative, kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit”, theksohet në njoftimin e SHKK-së.