Njëri nga familjarët e fëmijëve që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë ka folur rreth rastit, duke thënë se fëmijët kanë qenë shokë mes vete dhe kishin dalë për të luajtur.

Në një prononcim ai deklaroi se objekti që është shembur ka qenë i djegur gjatë luftës.

“Shembja e objektit ka ndodhur rreth orës 16:40-16:45, por ne e kemi marrë vesh rreth orës 23:00. Kjo ka qenë një market para luftës dhe u dogj pas luftës. Nuk i ka interesuar askujt për të, sepse nuk ka pasur lëvizje njerëzish këtu. Askush nuk e ka menduar se mund të ndodhte diçka e tillë. Vetëm këta tre djem janë parë në kamera, kanë qenë duke luajtur,” tha ai për Demos.

Deklarata e plotë;