Famijarët e fëmijëve të vrarë gjatë luftës paralajmëruan se do të mbledhin nënshkrimet e të gjithëve dhe do ngritin padi.

Në këtë vend do të duhej që të ngritej tashmë kompleksi memorial në formë obelisku.

Përballë Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” do të mbillen edhe 1432 pemë, ku secila do ta marrë emrin e një fëmije të vrarë në luftë.

Megjithatë ky kompleks ka mbetur pa përfunduar.

“Në emër të familjarëve do të ngrisim padi për vrasjen e 1432 fëmijëve andaj kjo ka mbetur pezull për shkak të mosmarrëveshjeve mes Agjencisë së Privatizimit dhe Zyrës së Kryeministrit. Tash e një vit jemi në pritje të përgjigjes së tyre, po shpresojmë që vitin që vjen të zhbllokohet ky proces i ndërtimit të kompleksit dhe 20 nëntorin ta shënojmë në kompleksin për këta fëmijë martirë”, ka thënë dizajnuesi i kompleksit, Rrezart Galica.