Familjarët e Ermal Delijat kanë pritur në të pame familjarët e personit që e kishte rrahur djalin e tyre, duke i shkaktuar lëndime që e quan në gjendje kome, e pastaj deri në vdekje.

Hoxhë Fatmir Latifaj ka publikuar fotografi nga e pamja duke thënë se takimi i sotëm mes familjarëve në të pamen e Ermalit është refleksion i veprës heroike të Ermalit.

“Ermali me gjithë familjarêt dhanë shembullin praktik të paqes dhe dashurisë për hirë të ALLAHUT, duke i dhanë perparesi faljes dhe rahmetit prandaj i lutemi Allahut që t’a shperblej me xhennetin e lart ne firdeës, e familjareve saber e gajret e t’u gezoft shpirti në Xhennet o vllau im ERMAL”, ka shkruar Latifaj.

Ermal Delija vdiq të shtunën pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar sërish. Ai kishte qëndruar në gjendje kome për disa javë pas lëndimeve që kishtë pësuar pas ishte rrahur para disa muajsh.

Postimi i plotë i Fatmir Latifaj:

Takimi im i sotëm me familjarët e Ermalit në të pamen e tij rahmet i past shpirti dhe njerzëve tjeter nga pala tjeter eshte refleksion i vepres heroike te Ermalit i cili praktikisht iu dha leksion shqiptarisë se si duhet të mbyllet dera e fesadit dhe hakmarrjes dhe hap deren e miqesisë dhe dashurisë!
Falja dhe Pajtimi është adresë e trimërisë & krenarisë së njerzëve të veqant në historinë e Shqiptarisë!
Ermali me gjithë familjarêt dhanë shembullin praktik të paqes dhe dashurisë për hirë të ALLAHUT, duke i dhanë perparesi faljes dhe rahmetit prandaj i lutemi Allahut që t’a shperblej me xhennetin e lart ne firdeës, e familjareve saber e gajret e t’u gezoft shpirti në Xhennet o vllau im ERMAL!
AMIN!
Krenar me vepren tende Heroike!
Te dashurit e mi!
Ne e bejm pajtimin mes njerzve te hasmeruar duke mbyll deren e fesadit dhe hakmarrjes për Allahun me Allahun e te Allahu,shyqyr Zotit që e din Allahu ëeelhamdulilah!
E ruajm paqen ne shoqrinë tonë, kurse kriminelet dhe autoret e veprave vllavrasese kushdo qofshin ata te perballen me Drejtësinë duke marr denimin e merituar qe pajtimet tona mos te interferojn asnjehere ne vendimet e gjykatave tona ne Kosovê!
Me respekt Fatmiri!