Familja nga Mitrovica kërkon ndihmë për ta gjetur Mirjeta Zekën që është zhdukur që 9 muaj

Familja Zeka nga Komuna e Mitrovicës kanë kërkuar ndihmë për të gjetur familjarën e tyre e cila është zhdukur që nga marsi i këtij viti.

Mirjeta Zeka nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët e saj që nga 31 marsi, kur edhe ishte përshëndetur me familjen, për t’u nisur kështu për në Gjermani.

Familjarët e saj përmes rrjeteve sociale, kanë kërkuar për të gjithë ata që mund të kenë informacione për të që t’i lajmërojnë.

Sipas tyre, dyshimet janë të bashkëshorti i Mirjeta Zekës.

“Me shpresë që do ta gjejmë Mirjetën vajzën e hasretit që është martuar me një bishë dhe po të njejtën bishë drejtësia e Kosoëvs e lë të sillet i lirë dhe të krijon ku me ditë edhe sa viktima të tjera”, thuhet në lajmërimin e familjes.

Me rastin po merren prokuroria dhe policia e Mitrovicës.

Nga prokuroria kanë deklaruar se nuk mund të japin më shumë informacione pasi që rasti është ende në fazë të hetimeve.

“Mund të konfirmojmë se Prokuroria e Mitrovicës është duke punuar në zbardhje e këtij rasti dhe nuk mundemi të japim ma shumë detaje për shkak se rasti ende është në fazën e hetimit”, thuhet ne përgjigjen e prokurorisë.