“Faleminderit Bill!” të rinjtë nga Kosova surprizojnë ish-Presidentin Clinton në Tiranë

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton viziton sot për herë të parë Shqipërinë, ku është pritur me ceremoni të veçantë.

Kjo është hera e parë që ish-Presidenti Clinton viziton Shqipërinë.

Një grup të rinjsh nga Mitrovica, Rahoveci, Podujeva dhe çdo krahinë tjetër e Kosovës, që mbajnë emrin Klinton dhe Hillari në nder të ish-presidentit amerikan, kanë surprizuar këtë të fundit.

Ata falenderuar Clinton për kontributin e tij për Kosovën, teksa shprehën nderin që mbajnë atë emër.