Jetlir Zyberaj, shef i kabinetit të ministrit të jashtëm në detyrëm Behgjet Pacolli, ka vazhduar edhe sot me publikimin e dosjeve që dëshmon krimet e kryera nga shteti serb gjatë luftë së fundit në Kosovë.

Zyberaj në dosjen e fundit që ka publikuar ka shkruar se në procedurën e zhvarrosjes së trupave shqiptare që u vranë janë varrosur në një kompleks të policisë serbe të quajtur “13 maj” në Batajnica afër Zemunit.

“Brenda kësaj dosje, mund të shihet procedura e zhvarrosjes së trupave shqiptare që u vranë dhe u varrosën në një kompleks të policisë serbe të quajtur “13 maj” në Batajnica afër Zemunit. Kompleksi është përdorur si një terren trajnimi për njësitë speciale serbe, i cili më pas u drejtua nga Goran Radosavljevic-Guri, një kriminel i njohur për krime makabre në Kosovë i cili drejtoj operacionin për masakrën e Reçakut dhe vrasjen e vëllezërve Bytyçi dhe sot është anëtar i partisë së Vuçiqit dhe nën mbrojtjen e tij”, ka shkruar ai.

E këto dëshmi të cilat në vazhdimësi po i publikon dhe i ka publikuar Zyberaj të cilat vërtetojnë qartazi krimet e shtetit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, po nxisin reagime të ashpra në Serbi. Dhe jo vetëm kaq, tashmë profile të caktuara serbe në Facebook kanë filluar sulmet dhe kërcënimet e drejtpërdrejta ndaj Zyberajt dhe familjes së tij, shkruan Ballkani.info.

Një profil në Facebook me emrin “Inciativa Digjitale Serbe” e cila numëron afërisht 160 mijë persona dhe profil i cili propagandon në mënyrë të ndrytë kundër Kosovës dhe shqiptarëve, ka publikuar një shkrim të gjatë kundër Jetlir Zyberaj dhe babait të tij, ish luftetarit të UÇK-së, Bedri Zyberaj.

Në këtë postim, Jetlir Zyberaj protretizohet si këshilltar i Ramush Haradinajt, kryeministrit në detyrë, ndërsa babai i tij si “kriminel lufte”.

Në këtë shkrim i postuar në formatin cirilik, pretendohet se ka fakte kundër Bedri Zyberajt, ndërsa paraqiten edhe fotografi të të dyve që nga koha kur Bedriu ishte në UÇK e Jetliri fëmijë. Aty përmendet edhe ftesa që Bedri Zyberajt i është bërë nga Gjykata Speciale në Hagë.

Krejtësisht në fund të postimit, kjo faqe e përmbyll postimin në gjuhën shqipe me një “Mirupafshim”. /Ballkani.info/