Gazmend Hoxha

Fajdet në Pejë, drejtori i Policisë: Mbetet të punojmë më shumë, bashkëpunimi i viktimave me Policinë i vonë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka folur për fenomenin e fajdeve në Pejë, pas pyetjes së kryetarit të Komisionit për siguri, Bekë Berisha lidhur me këtë çështje, i cili tha se ka shqetësime se në rastet e fajdeve qytetarët po detyrohen ta japin edhe shtëpinë.

Hoxha para deputetëve tha se fajdet si një prej fenomeneve kriminale është kogja e shprehur përgjatë viteve, por sipas tij, operacione të mira policore ka pasur në Prizren, Gjakovë, Ferizaj e Prishtinë.

“Por, mbetet të punojmë edhe më shumë në Pejë. Fatkeqësisht këtu mungon bashkëpunimi i viktimave të këtyre raste me Policinë e Kosovës, ose bashkëpunimi është tepër i vonë edhe pastaj dëmet veç janë bë…”, tha ai, duke shtuar se do ta forcojnë punën rreth këtij fenomeni në Pejë.

Duke përmendur dukurinë e dhënies së shtëpisë për shkak të fajdeve, tha se do të punojnë që ta luftojnë, por lidhur me këtë kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve.

I pari i Policisë ka folur edhe lidhur me drogat në vend. A tha se ka rënie të heroinës në treg, por rritje të drogës sintetike.

Lidhur me këtë, ai tha se punojnë që t’i rrisin kapacitetet si Polici për t’u ballafaquar, pasi dihet që drogat sintetike janë më të rrezikshme.

VIDEO BONUS: