Facebook, Instagram dhe Whatsapp bien nga sistemi, ja çfarë shkruajnë mediat e huaja

Rrjetet sociale si Facebook, Instagram dhe aplikacioni i Whatsapp, kanë rënë nga sistemi gjatë mesditës së sotme.

Kjo ka bërë që shumë përdorues të këtyre aplikacioneve të mbeten të frustruar.

Që të trija rrjetet sociale, të cilat i takojnë Facebook-ut, kanë pasur probleme që nga ora 11 e mëngjesit, shkruan Mirror, përcjell Ballkani.info.

Sistemi si duket ka rënë në pjesën më të madhe të Britanisë së Madhe dhe në Evropë.

Përdoruesit e kanë paraqitur problemin edhe në Twitter, duke shpresuar se do të rregullohet së shpejti.


Vendet ku janë raportuar problemet me këto rrjete sociale

Njëri nga përdoruesit ka shkruar: “Instagram, Facebook, dhe Whatsapp kanë rënë nga sistemi, faleminderit për shërbimin Zuckerberg”, duke iu referuar me ironi pronarit të Facebook, Mark Zuckerberg.

Si duket, problemi ka vazhduar të zgjerohet edhe në shtetet e tjera si në Marok, Ukrainë, Filipinë dhe Greqi.

Kujtojmë se deri më tani ende nuk ka pasur ndonjë sqarim zyrtar nga Facebook. /Ballkani.info