Facebook akuzohet për shkelje të privatësisë, mund të gjobitet me mbi 37 milionë euro

Kompania Facebook është duke u akuzuar për shkelje të privatësisë së përdoruesve.

Në këtë akuzë thuhet se Facebook ka gjurmuar vend-ndodhjen e tyre, shkruan dailymail.co.uk, transmeton klankosova.tv.

Një padi e propozuar u depozitua të hënën në gjykatën federale të San Franciskos dhe kërkon miratimin e një gjyqtari.

Gjoba e propozuar në këtë padi është 37.5 milionë euro.

Në padi pretendohet se Facebook kishte shkelur ligjin e Kalifornisë dhe politikën e privatësisë duke mbledhur të dhëna nga përdoruesit që çaktivizuan shërbimet e vendndodhjes në pajisjet e tyre celulare.

Përdoruesit thanë se edhe pse nuk donin të ndanin vendndodhjet e tyre me Facebook, kompania megjithatë nxori lokacionin nga adresat e tyre IP (protokolli në internet) dhe e përdori atë informacion për t’u dërguar atyre reklama të synuara.